Lajme

Vidhen katër lopë në Prizren

07/24/2022 09:09
nga:G B

Viktima mashkull nga Prizreni ka raportuar në polici për vjedhjen e katër lopëve nga stalla ku kanë qëndruar.

Rasti është hapur si vjedhje në polici.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE/Rr.Tahir Gashi, Prizren, 23.07.2022-05:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedh nga stalla 4 lopë. Në vend-ngjarje kanë dal njësitet përkatëse.