Lajme

Parashikimi i motit për sot, vapë e madhe por mund të ketë edhe shi

07/24/2022 07:03
nga:G B

Sot do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar,

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.