Lajme

Putini u zëvendësua nga dubluesi në Iran?

07/23/2022 19:33
nga:Astrit Gashi

Sipas kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, trupi i “dyfishtë” i Vladimir Putinit mund të jetë përdorur gjatë një samiti në Teheran të Iranit.

Ndërsa lideri rus dukej i sikletshëm teksa zbriste nga shkallët e aeroplanit presidencial në Teheran, burimet ukrainase vunë në dukje se ai lëvizte jashtëzakonisht shpejt dhe ishte më vigjilent se në paraqitjet e mëparshme publike.

Presidenti rus dukej i animuar kur përshëndeti palën në pritje, përpara se të hiqte xhaketën dhe të hipte në një limuzinë të blinduar rëndë, raporton dailymail.

Vizita e liderit rus në Teheran, ku ai takoi lidershipin e Iranit, plus presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore.

Ishte kjo hera e dytë që Putin udhëtoi jashtë Rusisë që nga fillimi i pushtimit brutal të Ukrainës pesë muaj më parë.