Sporti

Barcelona ‘provokon’ Real Madridin para ndeshjes së nesërme

07/23/2022 17:04
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen nesër në ora 05:00 të mëngjesit.

Kjo ndeshje ka karakter miqësor, me takimin që do të zhvillohet në ‘Las Vegas’, shkruan GazetaBlic Sport.

Katalunasit kanë ‘provokuar’ para ndeshjes, duke rikujtuar fitoren e fundit prej 0 me 4 ndaj madrilenëve.

“Herën e fundit që luajtëm me Real Madrid. Të gjithë e dimë se cili ishte rezultati i El Clasico-s së fundit”, shkruhet brenda postimit të shoqëruar nga një fotografi që pasqyron rezultatin e ndeshjes.