Sporti

Belotti ende i lirë, tri skuadra nga Premier League e kërkojnë atë

07/23/2022 14:27
nga:Mergim Rreci

Newcastle, Everton dhe West Ham u është ofruar mundësia për të nënshkruar me fituesin e Euro 2020 Andrea Belotti, sipas The Sun.

Italiani është një lojtar i lirë pasi përfundoi qëndrimin e tij shtatë vjeçar me Torinon në fund të edicionit të kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Por pa asnjë klub të ri ende, përfaqësuesit e tij po kërkojnë një kalim në Premier League, me Magpies, Toffees dhe Hammers të gjithë në treg për një sulmues të kalibrit të tij.

Sipas informacioneve të fundit, ai është më afër transferimit tek Newcatle, por asgjë nuk ka përfunduar.

/GazetaBlic Sport/