Sporti

Tashmë e kryer, Napoli gjen zëvendësuesin e Koulibaly

07/22/2022 21:41
nga:Mergim Rreci

Napoli ka finalizuar kushtet personale me Kim Min-jae dhe mbrojtësi i Fenerbahçes pritet të kalojë testet mjekësore gjatë 48 orëve të ardhshme.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij të vendosur në 19.5 milionë euro, kështu që i takonte ndërkombëtarit të Koresë së Jugut të zgjidhte destinacionin e tij të ardhshëm midis Napolit dhe Rennes, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas CalcioNapoli24, detajet e fundit të mbetura mbi kushtet personale janë zgjidhur, me lojtarin gati të nënshkruajë një kontratë trevjeçare që ka një opsion për dy vjet të tjera.

Fenerbahce e kishte blerë Kim nga Beijing Guoan për 3 milionë euro në gusht 2021 dhe tani ai do të jetë bashkëlojtari i Rrahmanit në mbrojtje.

/GazetaBlic Sport/