Lorenzo Casini, president i Serisë A, zbuloi se fillimi i kampionatit, i planifikuar për më 13 gusht, mund të shtyhet për shkak të valës së të nxehtit që ka kapluar vendin (dhe kontinentin evropian) javët e fundit, me temperatura shumë mbi 30 gradë dhe afër 40 vazhdimisht.
“Klima është shqetësimi ynë kryesor. Nëse vazhdojnë këto temperatura, do ta kemi shumë të vështirë ta nisim kampionatin më 13 gusht”, tha menaxheri, përcjell GazetaBlic Sport.
Zakonisht, kampionati në Itali nis në fundjavën e fundit të gushtit, por për shkak të pushimit dimëror për Botërorin e Katarit, nisja planifikohej me dy javë përpara në këtë sezon të ri.
Këtë të premte, për shembull, një tren doli nga shinat në La Spezia pasi shinat ishin deformuar për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në vend.
/GazeaBlic Sport/


