Lajme

Sulmi ndaj Imamit Berisha, reagon ambasadori Hamiti

07/22/2022 20:52
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti ka reaguar pas sulmit fizik ndaj imamit në Podujevë, Zeqir Berisha.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se sulmet e tilla janë kundër shoqërisë e ambientit ku jetojmë.

“Sulmi i fundit ndaj Imamit , por edhe sulmet tjera të mëherëshme në vendin tonë ndaj atyre cilët ngritën zërin kundër ngjyrimit të besimit me elemente përjashtuese dhe luftënxitëse , shkojnë përtej sulmit ndaj individëve, dhe pa dyshimin edhe më të vogël kanë për qëllim përmbushjen e agjendave të huaja armiqësore kundër vendit tonë”, shkruan ai.

Hamiti shtoi se “Nuk mund të paraftyrohet e të besohet se ekziston një Zot dikun, i cili kërkon rrahjen, vrasjen dhe gjakderdhjen mes njerëzve në emër të Tij”.