Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, sot në pallatin presidencial Élysée, i ka dorëzuar Presidentit francez Emmanuel Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ambasadës së Kosovës në Francë.
“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, shkruhet në njoftim.


