Lajme

Përfshihen nga flakët dy banesa në Prishtinë

07/22/2022 09:50
nga:Genita C

Dy banesa në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë janë përfshirë dje nga flakët.

Policia në raportin e vet 24 orësh bën me dije se rasti ka ndodhur rreth mesditës.

Si pasojë e zjarrit përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve, njësia e inspektorëve si dhe eksperti i zjarrit.

Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.