Lajme

“Disa janë të paskrupullt”, Klinaku reagon sërish për propozimin e Kurtit për veteranët

07/21/2022 22:36
nga:G B

Faton Klinaku, u.d i OVL e UÇK-së, qeveria bëri lojëra e mashtrime në publik me shkresën që bëri kryeministrit për veteranët, derisa nuk priti fare përgjigjen e tyre, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria ka qëllim që mos ta lëvizë pagesën ndaj tyre as në këtë kohë krize.

Ai ka thënë se disa nuk e kanë ide e disa janë të paskrupullt pasi e dinë se vlerësimi e verifikimi është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Postimi i tij i plotë:

Nuk e pritën përgjigjen tonë ndaj shkresës së kryeministrit, por qysh ditën e nesërme pushteti e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik.

Flasin për veteranët se meritojnë më shumë benificione sesa marrin aktualisht, e qëllimin e kanë që të mos e lëvizin atë pagesë as në këtë kohë krize.

Disa nuk kanë ide se si dhe nga kush bëhet vlerësimi e verifikimi, e disa janë të paskrupullt sepse e dinë që nuk bëhet kjo aktualisht dhe është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Në kohën kur zyra në qeveri për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, për shkak të një gabimi teknik i drejton njerëzit në prokurori sepse nuk mund të lëshoj as për individin një vërtetim, këta munden tash edhe për kolektivin të bëjnë vlerësim e verifikim.

Hajde bëjeni atë vlerësim e verifikim me letër të thatë, sepse dosjet i keni në prokurori e gjykatë.