Lajme

Rekord/Kosovarët rreth 5 miliardë € depozita në banka

07/21/2022 10:42
nga:N M

Rreth 5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave që kanë kosovarët në bankat komerciale të vendit.

Prej kësaj shume rreth 3.4 miliardë euro depozita të ekonomive familjare, përderisa pjesa tjetër e depozitave janë të bizneseve, bëhet e ditur në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për muajin maj 2022.

Përpos depozitave në euro, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në sistemin bankar të vendit janë edhe 200 milionë në valutën jo Euro. /Front Online/

Gjermania planifikon të transportojë me trena drithërat ukrainase