Një gol me të vërtetë i bukur është shënuar në javën e parë të kampionatit elitar në Zvicër.
Në ndeshjen mes Servette dhe St. Gallen, lojtari i vendasve Rodelin gjeti rrugën e rrjetës në minutën e pestë. Sulmuesi “nuhati” portën e zbrazur nga portieri i kundërshtarëve i cili në fakt kishte bërë disa metra më shumë seç duhej përpara dhe nga një kënd i vështirë, kur sapo kishte kaluar mesfushën goditi fortë duke e depozituar sferën në fundin e rrjetës.
Një gol vërtet i veçantë, aq më tepër kur rezultoi edhe vendimtar për fatet e ndeshjes pasi i dhuroi Servettes tre pikët e para në kampionat. Ndërkohë, në Zvicër pretendojnë se goli i Rodelin mund të konsiderohet i denjë edhe për çmimin Puskas.
First game of the season in the Swiss championship, five minutes in….Ronny Rodelin does this. pic.twitter.com/N2ZM7Bznc3
— Zach Lowy (@ZachLowy) July 18, 2022


