Sporti

Kërkon Kupën e Botës, Luis Suarez mund të transferohet tek Borussia Dortmund

07/20/2022 16:46
nga:Mergim Rreci

Luis Suarez mund të transferohet tek Borussia Dortmund, sipas Sky Germany, për të përforcuar sulmin, pasi u zbulua një problem shëndetësor në përforcimin Sébastien Haller.

Haller u diagnostifikua me tumor në testikuj dhe koha e rikthimit të tij ende nuk dihet, shkruan GazetaBlic Sport.

Bordi po studion propozimin dhe sulmuesi 35-vjeçar uruguaian ende aspiron për një projekt tërheqës për të mbajtur të hapura shanset për të qenë i pranishëm në Kupën e Botës të Katarit (nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti).

Një transferim në Gjermani do të ishte mundësia më e mirë për ta bërë këtë gjë.

/GazetaBlic Sport/