Sporti

Interi i kërkoi disa ditë pritje Dybalas, Marotta e dëshironte transferimin e tij

07/19/2022 10:50
nga:Mergim Rreci

Interi i kishte kërkuar Paulo Dybala të priste edhe disa ditë, por ai ndërkohë nënshkroi për Romën, sipas raportimeve në Itali.

Sulmuesi argjentinas ishte lidhur shumë me Nerazzurrët gjatë gjithë verës përpara se të binte dakord për kalimin tek Roma, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazzetta dello Sport raporton se Interi shpresonte të nënshkruante Dybalan deri në fund.

Raporti sugjeron se drejtori i Interit, Beppe Marotta i kishte kërkuar 28-vjeçarit t’i jepte disa ditë, por, pas një bisede me trajnerin e Romës, José Mourinho, Dybala i kërkoi agjentit të tij të ndërpresë negociatat me Nerzzurët dhe të fokusohet në mbyllje me të transferimin me skuadrën e kryeqytetit.

Dybala ishte përfolur se do të merrte numrin 10 te Roma, e cila ishte pensionuar që nga Francesco Totti, por ai ka konfirmuar se kjo nuk do të ndodhë.

/GazetaBlic Sport/