Lajme

Edhe sot Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

07/19/2022 07:00
nga:Q R

Edhe sot Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga ora 8:00 – 16:00”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe edhe dje Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pritur bashkatdhetarët.