Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar kontratën me ekipin kuqezi.
Kampionët e Italisë dhe sulmuesi i madh, Zlatan Ibrahimovic kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për një vit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht dëmtimit, Milan ka vendosur që të mbajë Ibrahimovicin në ekipin, pasi sulmuesi nuk dëshiron të pensionohet, por do të luftojë akoma për ta ndihmuar ekipin në qëllimet tjera.
Mediat në Itali raportojnë se Ibrahimovic tashmë ka nënshkruar kontratën e re.
“Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë edhe për një vit me Milanin”, raporton gazetari i njohur italian, Di Marzio.
C'è la firma di @Ibra_official, rinnovato il contratto con il @acmilan per un'altra stagione @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 18, 2022


