Lajme

Nga 18 deri te 46 vjeçarët – Hekuran Murati jep detaje për masën e re – një i punësuar në familje

07/18/2022 11:25
nga:N M

Ministri i Financave dhe Trasnfereve Hekuran Murati ka dhënë detaje përmes një konference për shtyp për masën e re e ku secila familje  që nuk ka asnjë të punësuar në familje me punën e re në sketorin privatë, do të përfitoj një subvencionim të pagës nga Qeveria deri në 70 për qind bruto ose 300 euro, shkruan Gazeta Blic.

Ai në këtë onferecnë ka dhënë detaje ku secili që nuk ka asnjë të punësuar duhet të paraqitet në Agjencinë e Punës së Kosovës të dëshmoj se nuk ka asnjë të punësuar dhe të lë shënimet se çfarë kualifikimi ka”,tha ai.

“Krejt këtë mund të bëjë secili nga mosha 18 deri në 46 vjec dhe të dëshmoj se nuk ka asnjë të punësuar në familje”, ka thënë ai ndër të tjera.