Lajme

Mazreku: BE ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, nuk mund të imponoj zgjedhjen finale që është njohja reciproke më Serbinë

07/17/2022 12:16
nga:Astrit Gashi

Profesori i të Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, thotë se sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Bashkimi Evropian nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e me këtë rast nuk mund të imponoj zgjedhjen finale që është njohja reciproke më Serbinë.

“Bashkimi Evropian ka manifestuar mbështetje për procesin e dialogut midis Kosovës edhe Serbisë, po në qoftë se i referohemi perceptimit të Prishtinës se çka janë rezultatet finale të këtij dialogu dhe sa BE është në linjë me qëndrimet e Prishtinës, e që pritjet e tona janë që fundi i dialogut duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

“Çka në fakt edhe është qëndrim i qartë i ShBA-së. Bashkimi Evropian ka qëndrim neutral në raport me statusin final të Kosovës, Bashkimi Evropian nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Rrjedhimisht duke mos e njohur vetë BE, është në pozitë të hendikepuar, apo për mos me thënë është ambicie imagjinare për Kosovën që të presim që Bashkimi Evropian do ta imponoj si zgjedhje finale çështjen e njohjes reciproke sepse vetë BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.