Lajme

56 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale

07/16/2022 11:16
nga:Astrit Gashi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar aktualisht 56 pacientë.

Prej tyre në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë.

Njoftimi i plotë:

56 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19 pozitivë në klinikat Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 16 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë