Lajme

Një parti e Serbisë haptazi e hapë degën e saj në Mitrovicë

07/15/2022 19:20
nga:Genita C

Partia e re Demokratike e Serbisë sot në veri të Kosovës hapi zyrat dhe degën e saj.

Kryetari i kësaj partie të Serbisë, Milosh Jovanoviq, pohoi se po mos të kishte besim që Kosova do të kthehet në jurisdikcionin e Sërbisë sot nuk do të ishte në veri të Kosovës dhe nuk do të hapte zyrat e saj.

Jovanoviq para gazetarve serbë në veri të Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e hapjes së zyrave tha që shqiptarët nuk e kanë fituar Kosovën, duke shtuar që gjatë historisë shqiptarët kanë qenë me turq, pastaj me NATO-n dhe perëndimin, por kurr nuk kanë fituar diçka vet, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Insajderi.

Jovanoviq tha se do t\i hap zyrat e partisë së tij edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe siç pohoi ai, serbët e Kosovës do të marrin pjesë në të ardhmën në zgjedhjet republikane të Serbisë.

Milosh Jovanoviq është trashigimtar politik i partisë se ish-presidentit të Serbisë dhe ish-kryeministrit të saj, Vojisllav Koshtunica.

Ndryshe, në disa raste jo vetëm kryeministri Albin Kurti, por dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe shumë vartës të tyre e kanë thënë me zë të lartë se “veriun e Kosovës tashmë e kanë nën kontroll”.

Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Institutit për afirmimin e mëdhenjve ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka pohuar se kjo formë e sjelljes së një lideri të një partie politike të Serbisë në shtetin e Kosovës përbën atak ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Sheholli ka pohuar që njerëzve të tillë duhet pamundësuar hyrjen në Kosovë dhe të shpallën persona “non grata”!