Lajme

Ndërpritet seanca e Kuvendit

07/14/2022 16:16
nga:Genita C

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet e seancës plenare për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari Glauk Konjufca ka thënë se do të lajmërojë deputetët për vazhdimin e seancës në një ditë tjetër.

“Nëse deputetët e opozitës nuk votojnë atëherë konsideroj që nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të proceduar kështu që këtë seancë e vazhdojmë në një ditë tjetër kur t’iu lajmëroj”, ka thënë Konjufca.

​Konjufca i drejtohet deputetëve: S’ka pushime para 10 gushtit