Opinionisti Dardan Sejdiu vlerëson se LDK do të jetë në situatë të mirë për zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ndodhin ato.
Ai këtë e ka thënë duke u lidhur me zgjedhjen e Jehona Lushaku-Sadriut, si kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dhe reformat që janë ndërmarrë në parti.
Sipas Sejdiut, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke bërë ecje të mirë përpara.
“Nuk është e lehtë që të nxirret nga komoditeti [Albin Kurti]. Ai e bëri mjeshtërisht në dy-tri seancat e fundit. Lushaku-Sadriu është zgjedhje e duhur”.
“Besoj që nëse e mban këtë lloj tempo dhe këtë lloj profilesh rreth vetes, LDK do të jetë në situatë të mirë në zgjedhjet tjera”.
Sejdiu në Klan Kosova ka theksuar se Abdixhiku është duke u treguar i guximshëm.


