Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, kanë festuar ditëlindjet sot.
Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot mbush 45 vite jetë.
Kurse, këshilltari i ministrit Mehaj, Afrim Berisha, ka publikuar disa fotografi nga festa që i kanë bërë sot ministrit.
“Gëzuar ditëlindjen ministër, Armend Mehaj! Më shumë se një vit punë, përkushtim e angazhim të palodhshëm. Më shumë se një vit në funksion të forcimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës. Më shumë se një vit, të arritura dhe suksese të matshme”, shkruan ndër të tjera Berisha.




