Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se Ministria e Tregtisë po bënë shkelje Kushtetuese me ndërhyrje në çmime të produkteve esenciale, shkruan GazetaBlic.
Sipas tij, Institucionet shtetërore, sipas kushtetutës së Kosovës, kanë të drejtë të ndërhyjnë në çmime vetëm në situatë të jashtëzakonshme.
“Neni 10 i Kushtetutës përcakton ekonomi të tregut të lirë dhe të hapur dhe përcakton që kur qeveria apo institucionet shtetërore kanë të drejtë të ndërhyjnë në çmime dhe ato janë në momente kur është gjendja e jashtëzakonshme. Në Kosovë nuk ka gjendje të jashtëzakonshme por, mungon strategjia për të dalur nga kriza. Qeveria nuk mund të ndërmerr asnjë veprim të përcaktimit të mazhës së fitimit, përderisa nuk e subvencionon në asnjë formë qoftë TVSH-në, qoftë importin apo edhe format e të bërit biznes, prandaj kjo është e pa pranueshme. E panevojshme është ndërhyrja e Ministrisë së Tregtisë apo Qeverisë së vendit në hyrje të fitimit të mazhës, sepse sado që është mazha shteti merr tatim në fitim, merr TVSh në bazë të saj, por mbi të gjitha shteti nuk guxon të ndërhyn por duhet ta lëjë konkurencën e hapur të tregut”, deklaron ai për GazetaBlic.


