Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është duke mbajtur një konferencë për shtyp me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç. Gjatë fjalës së tij, deputeti gjerman shprehu keqardhjen se BE kishte shansin tre javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës dhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe RMV-së.
Megjithatë, Ahmetoviç. shtoi se qeveria e re e Olaf Scholz do të punojë fort që vendi ynë të nisë negociatat me BE-në javën e ardhshme.
“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat.
Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV.”


