Sporti

Skandaloze: Tifo-grupi malazez provokon para nisjes për në Kosovë, “Unë po shkoj nëpër Serbi”

07/13/2022 11:46
nga:Mergim Rreci

Llapi dhe Buducnost e zhvillojnë nesër ndeshjen kthyese.

Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 0, në një ndeshje ku kishte fyerje e ofendime të rënda ndaj shqiptarëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifo-grupi malazez do të udhëtojë edhe nesër për në Kosovë, por para nisjes janë përkujdesur për një tjetër provokim skandaloz.

Një pankartë e vendosur në Podgoricë thotë, “Unë po shkoj nëpër Serbi”.