Sporti

Pogba: Zemra ime zgjodhi Juventusin, doja vetëm këtë rikthim

07/12/2022 16:12
nga:E K

Paul Pogba ka komentuar rikthimin e tij në ‘Allianz Stadium’.

Mesfushori francez nuk ishte i gatshëm të vazhdonte qëndrimin në ‘Old Trafford’, por edhe nuk mori një ofertë të tillë.

Mes shumë ofertave të tjera që kishte për të, Pogba vendosi që të kthehej te Juventus. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri ishte një nga arsyet që shtyu vendimin e lojtarit.

“Unë kam kontaktuar me Maxi Allegri edhe sa isha në Manchester. Unë kam pranuar shumë oferta, por zemra ime zgjodhi Juventusin: Unë doja vetëm këtë rikthim”, ka thënë Pogba.

“Kisha shumë probleme te Manchester United, si lëndimet, trajnerët e ndryshëm dhe pozitat në fushë”, shtoi francezi.

Pogba është një nga dy përforcimet e mëdha të Juventus këtë verë, anash Angel Di Maria.