Skuadra e Llapit duhet të përgatitet dhe të fitojë ndaj Buducnostit, sepse nuk ka më çfarë të humb, sipas futbollistit të njohur kosovar, Astrit Fazliu.
Ekipi i Llapit ka humbur 2:0 në Podgoricë ndaj Buducnostit dhe tashmë shpreson që të përmbys rezultatin, përcjell GazetaBlic Sport.
Fazliu potencon se Llapi ka lojtarë të mirë dhe duhet të synojë fitoren.
“Llapi ka lojtarë me përvojë. Mirë që ndeshja e parë përfundoi 2:0, duke i parë rrethanat”, tha Astrit Fazliu në emisionin “VAR”.
“Po shpresojë që Llapi të punojë me video analiza, të përgatiten në mënyrën më të mirë dhe të futen në lojë për të triumfuar, ata s’kanë çka humbin më sepse janë në disavantazh prej 2:0”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


