Sporti

Wayne Rooney i rikthehet punës si trajner, befason me ekipin e ri

07/11/2022 13:38
nga:E K

Wayne Rooney ka rënë dakord për kushtet për të qenë trajner i ardhshëm i D.C. United në MLS.

Ai do të bashkohet me klubin pasi të përpunohen detajet përfundimtare dhe ai të marrë vizën e nevojshme të punës, ka konfirmuar një burim për ESPN.

Rooney, luajti si lojtar për 18 muaj në Washington, midis qershorit 2018 dhe dhjetorit 2019, u bë edhe kapiten i ekipit të MLS.