Sporti

Shaw: Erik ten Hag është trajner i klasit botëror, ky sezon do jetë ndryshe

07/11/2022 10:41
nga:E K

Mbrojtësi anglez, Luke Shaë e ka komentuar trajnerin e ri të Unitedit, Erik ten Hag.

Sipas mbrojtësit anësor, Erik ten Hag ka bërë menjëherë ndryshim në çasjen e stërvitjes në kampin e Man United, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është e qartë se ai është një top menaxher. Ai ka një ide se si do të luajmë sezonin e ri. Ne nuk e kemi pasur këtë për një kohë të gjatë as edhe sezonin e kaluar që ishte jashtëzakonisht zhgënjyes”, tha Luke Shaw.

“Duhet të rikthehemi, dhe ai na ka bërë të punojmë shumë, por mendoj se kjo na duhet. Me të vërtetë po e presim me padurim këtë sezon sepse e di që do të jetë shumë më i mirë se ai i kaluari”, përfundoi anglezi.