Një tërmet 3.0 skallë të Rihterit ka ndodhur në Kosovë, të hënën.
Saktësisht në ora 02:5 është regjistruar dridhja e tokës.
Sipas Qendrës Mesdhetare të Tërmeteve, epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra në veri-lindje të Burimit.
Sipas qytetarëve që kanë reaguar nëpër rrjetet sociala, dridhjet janë dëgjuar edhe në komunat e tjera.



