Sporti

Mediat spanjolle zbulojnë planin e Laportas për ta transferuar Bernardo Silvan te Barcelona

07/10/2022 13:33
nga:E K

Ardhja e Bernardo Silvës në Camp Nou varet nga shumë faktorë.

Media spanjolle, Mundo Deportivo kanë zbuluar planin e presidentit të Barcës, Laporta dhe Jorge Mendes për sulmuesin spanjoll, Bernardo Silva, përcjell GazetaBlic Sport.

Fillimisht pritet të shitet Frenkie de Jong te Manchester United ose Chelsea për 80 milionë euro, më pas të bindet City që ta ulë shifrën e kërkuar prej 100 milionë eurosh.

Mendes dhe Laporta synojnë të arrijnë një marrëveshje me Citizens që Barcelona të paguajë Bernardo Silvën në dy ose tre sezone, duke lejuar kështu lehtësim të madh në llogaritë bankare të klubit, më pas natyrisht, Bernardo Silva do të duhet të pranojë një pagë në përputhje me kufirin e pagave të Barcelonës.

/GazetaBlic Sport/