Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar sërish që në seancën e ardhshme të Kuvendit të shqyrtohet kërkesa e tyre që profesorët dhe mjekët mos të përfshihen në ligjin e ri e ku në rast s votohet mjekët dhe profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë, raporton Gazeta Blic.
Blerta Deliu pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se mjekët dhe profesorët duhet të largohen nga ai ligj meqë sipas saj ata nuk janë të ekspozuara ndaj korrupsionit.
“Përveç kësaj është edhe një barrë shumë e madhe për agjencinë Kundër Korrupsioni”, tha ajo.
Për dështimet në Kuvend të disa projektligjeve ajo ka fajësuar deputetët e shumicës, të cilët sipas Deliut janë pikërisht ata që mungojnë në seancat plenare.
Konjufca del para Gjykatës: Jam i pafajshëm, s’kam përdorur kurrfarë arme

