Lajme

Haradinaj: Vrasja e ish kryeministrit japonez është lajm i keq për të gjithë botën demokratike!

07/08/2022 13:07
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehu ngushëllime për vrasjen tragjike të ish-kryeministrit japone, Shinzo Abe, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se Abe ishte një mik i madh i Kosovës, teksa vdekjen e tij e cilëson si tronditje për gjithë botën demokratike.

Postimi i plotë:

I tronditur nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të ish kryeministrit të Japonisë dhe mikut të madh të Kosovës Shinzo Abe.

Ngushëllimet më të thella për Japoninë dhe popullin e saj, në këtë ditë të rëndë për ta.

Vrasja e ish kryeministrit japonez është lajm i keq për të gjithë botën demokratike!