Lajme

Përveç prindërve, Thaçin e vizitojnë edhe motra dhe vëllai

07/08/2022 13:09
nga:N M

Dy prindërit e ish-presidentit të Kosovës tashmë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku gati për dy vite, atje po mbahet Hashim Thaçi, raporton GazetaBlic.

GazetaBlic pak më herët publikoi fotot dhe video nga vizita e prindërve të Thaçit në Hagë, por përveç tyre, në vizitë te ai kanë shkuar edhe motra dhe vëllai i tij.

Ata shihen në fotografi duke e mbajtur (asistuar) nënën e Thaçit, e cila po hynte për të takuar të birin e saj në Hagë pas gati dy vitesh.

Foto plot emocion/ Nëna dhe babai i Thaçit mbërrijnë në Hagë për të vizituar djalin e tyre, gati dy vite pa e parë