Me moton Të bashkuar jo të ndarë, Kryeministri Edi Rama ndodhet tani në hapjen për qarkullimin e automjeteve të Bypass-it të Vlorës.
Rama thotë se ky është një segment kyç për turizmin bregdetar që ofron edhe një panoramë fantastike të gjirit të Vlorës.
Për Ramën, kjo është një tjetër provë e cila flet vetë për vullnetin e palëkundur për Shqipërinë që duam”.
Disa qytetarë që përshkuan orët e fundit këtë segment rrugor pohojnë se kjo është një hapje e sforcuar dhe provizore e një pjese të projektit, që gjithsesi përmirëson qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë në Tiranë, ish kryeministri dhe kryetari aktual demokrat Sali Berisha ka arritur të mbledhë shumë njerëz në bulevardin Dëshmorët e Kombit.


