Sporti

Manchester United nuk pranon largimin e Cristiano Ronaldos

07/07/2022 16:46
nga:Mergim Rreci

“Romani” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos vazhdon të ketë kapituj të rinj.

Ndryshe nga lajmet e mëngjesit të kësaj të enjte, Manchester United nuk dëshiron largimin e sulmuesit portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Daily Mail, edhe pse CR7 humbi stërvitjen e katërt të javës, pasi kërkoi të mos ishte i pranishëm për arsye personale, dhe prania e tij në udhëtimin e së premtes në turneun në Tajlandë është në rrezik, djajtë e kuq nuk duan që lojtari të largohet.

Kanë dalë zëra se Chelsea do të ishte afër Ronaldos dhe do të ishte i gatshëm të ofronte rreth 16.5 milionë euro, por United nuk dëshiron të dëgjojë oferta për lojtarin.

/GazetaBlic Sport/