Shqiptaro-amerikani, Richard Lukaj, ka bërë të ditur lajmin se YMCA Kosova është bërë anëtare e Organizatës Botërore të Rinisë, YMCA World.
Këtë lajm ai e ka bërë të ditur në rrjetin social Twitter.
“Këshilli botëror i YMCA sapo pranoi YMCA Kosovën! Falenderim i veçantë për familjen Hayek për përpjekjet dhe angazhimet e tyre të palodhura”, shkroi Lukaj.
YMCA world council just accepted YMCA Kosova! Special thanks to the Hayek family for their tireless efforts and engagements. pic.twitter.com/VwdQXS4JEJ
— RichardLukaj (@LukajRichard) July 6, 2022


