Sporti

Nick Kyrgios kualifikohet në gjysmëfinale të “Wimbledon”

07/06/2022 19:06
nga:Mergim Rreci

Nick Kyrgios u kualifikua në gjysmëfinalen e Wimbledon, duke fituar 3 me 0 në sete kundër kilianit dhe numrin 43 në renditjen botërore të ATP, Christian Garin.

26-vjeçari greko-australian, triumfoi në këtë takim dhe shpërtheu në lot, menjëherë pas fundit të ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Tenisti numër 40 në botë triumfoi ndaj Garin pas 2 orësh e 15 minutash ndeshje, me 6-4, 6-3, 7-6(5) dhe pret betejën dramatike të Rafa Nadal me Taylor Fritz, për të mësuar kundërshtarin e tij në gjysmëfinale.