Sporti

Ballkani shijon debutimin në garat evropiane, goli historik i Gripshit nuk mjafton, kualifkimi kërkohet në ndeshjen kthyese

07/05/2022 21:53
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja e parë kualifikuese e Ligës së Kampionëve mes Ballkanit dhe Zalgiris.

Skuadra kosovare debutoi në garat evropiane, duke arritur një barazim 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje dominuar nga skuadra kosovare, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 15-të. Ishte Nazmi Gripshi ai që shënoi gol të bukur nga një distancë e madhe.

Megjithatë, Buff barazoi shifrat 10 minuta më pas, duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kishte shumë raste të tjera të krijuara për gol, por që mungoi konkretizimi i duhur tek futbollistët e Ilir Dajës.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, me skuadrën tonë që kërkon kalimin tutje.

/GazetaBlic Sport/