Lajme

Ulet çmimi i naftës në tregjet amerikane: Ja sa kushton në bursë

07/05/2022 21:36
nga:G B

Çmimi i naftës vijon të ulet në tregjet amerikane, teksa frika e recesionit po jehon në të gjithë Wall Street-in dhe kur dollari amerikan është forcuar.

Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate u ul me 8.6% në 99.12 dollarë për fuçi, duke rënë nën 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga prilli. Nafta e papërpunuar Brent ra me 9% në 103,17 dollarë.

Rënia e fundit e naftës vjen pas parpalajmërimit se çmimet mund të bien më tej në një nivel më të ulët prej 65 dollarësh për fuçi, nëse kërkesa globale ngadalësohet.

Përveç kësaj, dollari u rrit të martën dhe është forcuar kohët e fundit pasi Rezerva Federale rriti me vendosmëri normat e interesit në përgjigje të inflacionit të lartë 40-vjeçar.

Gjithsesi, nafta po arrin çmime të larta në disa tregje. Prodhuesi shtetëror i Arabisë Saudite tha të martën se do të rriste çmimet muajin e ardhshëm për blerësit e tij aziatikë. Ndërkohë, çmimet e benzinës janë ulur për 21 ditë radhazi në tregun amerikan.

Mbetemi me shprese qe ta “lexoje” dhe Bordi i Transparences ne Shqiperi se çmimi i naftes ka rene ne bursen amerikane nen çmimin e para luftes ne Ukraine dhe po shkon drejt pergjysmimit me 65 dollare per fuqi.