Lajme

Aktori kosovar përkrah vendimin e qeverisë për shërbimin e klientëve me ujë

07/05/2022 17:35
nga:Astrit Gashi

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar vendimin në të cilin të gjitha lokalet e gastronomisë obligohen që klientëve t’u shërbejnë ujë nga çezma.

Nga ky vendim kanë reaguar shumë persona.

E për këtë ka reaguar aktori i njohur kosovar, Shkumbim Istrefi.

Ai ka ndarë përvojën e tij lidhur me shërbimet me ujë në Greqi.

Istrefi përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se në Greqi fillimisht shërbehet uji, e pas pesë minutash ta marrin porosinë.

Tutje ai ka shtuar se njerëzit mund edhe të ulen, të pijnë ujë edhe të largohen nga restauranti.

“Ne Greqi, psh, si te ulesh ne restoran apo kafiq, ta bijne nje shishe me uje (qe shpesh eshte i ceshmes) dhe tek pas nja 5 minutash vjen kamarieri dhe te pyet per porosi. Pra mundesh vetem me pi ujin dhe me u cu pa porosite hiq.

Une besoj qe ky gjest eshte njerezor. Ndoshta edhe i bazuar ne fe. Nuk duan njerezit me hy ne gjynah, me te detyru me pagu nese je vetem i etur per uje. Pra te japin hapesire qe te rimendosh nese don te shpenzosh para, dhe jo te ta paguajne edhe ujin me cdo kusht”, ka shkruar Istrefi.