Sporti

Zyrtare: Manchester United transferon mbrojtësin e Feyenoord, Tyrell Malacia

07/05/2022 15:07
nga:L J

Manchester United ka kompletuar transferimin e parë të epokës së Erik ten Hag – pasi ka sjellë në ekip mbrojtësin e majtë Tyrell Malacia.

Mbrojtësi holandez vjen nga Feyenoord dhe menjëherë do t’i ofrojë konkurrencë startuesit aktual Luke Shaw, përcjell GazetaBlic Sport.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare që do ta mbajë atë në Old Trafford deri në fund të sezonit 2025-26, megjithëse United ka opsionin për ta zgjatur edhe një vit tjetër.

Malacia e impresionoi Ten Hag ndërsa luante kundër Ajax në Eredivisie, duke e bërë trajnerin e ri të Djajve të Kuq të bëjë një ofertë këtë verë.

/GazetaBlic Sport