Lajme

Rritet sërish çmimi i naftës e benzinës në Shqipëri

07/05/2022 13:41
nga:Q R

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për shitjen e karburanteve. Duke nisur nga e martë, çmimi i shitjes së naftës do të jetë 252 lekë/litri nga 243 lekë/litri që ishte 4 ditë më parë.

Çmimi i shitjes së benzinës do të jetë 241 lekë/litri nga 235 lekë/litri që ishte ndërsa çmimi i shitjes së gazit të lëngshëm nuk ndryshon me 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 5 korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./euronews