Një largim rekord i Mauricio Pochettino nga PSG.
Skuadra franceze, PSG sot ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me Pochettinon, pas vetëm 18 muajsh bashkëpunim, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi kampion francez do të zyrtarizojë Galtier si trajnerin e ri në orët në vijim.
Mediat franceze raportojnë se PSG ka rënë dakord me Pochettino për një pagesë prej 10 milionë eurosh për largimin e tij.
Pra Pochettino ka fituar 10 milionë euro nga ky shkarkim, shkaku i kontratës me parisienët.
/GazetaBlic Sport


