Sporti

Ky pritet të jetë trajneri i ri i PSG’së

07/05/2022 12:42
nga:L J

Skuadra e PSG ka njoftuar se ka ndaluar bashkëpunimin me trajnerin e tyre, Pochettino.

Pochettino është shkarkuar nga pozita e trajnerit të PSG’së pas vetëm 18 muajsh në krye të detyrës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar se pasuesi i Pochettinos do të jetë trajneri, Christophe Galtier.

Sipas Romanos, christophe Galtier, do të zyrtarizohet sot si trajner i PSG’së.

Galtier udhëhoqi Lille të bëhej kampion në Ligue 1 në sezonin 2021/22.

/GazetaBlic Sport