Faton Klinaku, u.d i kryetarit të OVL e UÇK-së, ka shprehur keqardhje për rastin me policët në Skenderaj, derisa ka thënë se konflikti mes tyre dhe vëllezërve Lushtaku nuk ka të bëjë e aq më pak të zhvlerësojnë luftën e bërë nga luftëtarët-dëshmorë dhe ata që janë gjallë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është e organeve të drejtësisë, të cilat janë krijuar falë luftës së UÇK-së.
Postimi i tij i plotë:
Konflikti në mes të policëve dhe vëllezërve Lushtaku, nuk është çështje e komenteve e aq më keq e atyre që përpiqen të zhvlerësojnë luftën e bërë nga luftëtarët-dëshmorë dhe ata që janë gjallë.
Kjo çështje është e organeve të drejtësisë, të cilat janë krijuar falë luftës së UÇK-së.
Keqardhje për rastin!


