Sporti

Maldini-tifozëve të Milanit: Qëllimi ynë është të fitojmë sërish Scudetton

07/04/2022 15:09
nga:L J

Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit, u foli tifozëve pas seancës së parë stërvitore të sezonit.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ne do të përpiqemi vërtet të vazhdojmë në rrugën që kemi marrë, për të bërë krenarë klubin dhe tifozët”, tha Maldini.

“Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm, por tashmë e kemi lënë anash. Ne do të jemi të fokusuar në qëllimet tona, duam të jemi konkurrues. Ajo që duam të premtojmë është se do të jemi atje si ekip me shpirt dhe me vlera. Shpresojmë t’ju argëtojmë përsëri duke fituar Scudetton”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Milani ka fituar 19 herë titullin e Serie A.

/GazetaBlic Sport