Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet optimiste se liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë nën presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në Slloveni, ku po qëndron për vizitë zyrtare, Osmani tha se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet dhe se nuk ka asnjë arsye për kritere të reja.
Në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin slloven, Borut Pahor, Osmani tha se Kosova është treguar konstruktive në dialog me Serbinë, ndërsa bëri të ditur se gjatë këtij muaji mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Sllovenia mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave


